Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 324, datë 03.05.2013

MBI DHËNIE LEJE, GJYQTARES ALMA KODRALIU, PËR TË SHËRBYER SI NDIHMËSE LIGJORE PRANË GJYKATËS SË LARTË.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 03.05.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008

"Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në kërkesën, ardhur pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me nr.1308 datë 02.05.2013 "Kërkesë për dhënie leje për një periudhë prej tre vitesh" të gjyqtares Alma Kodraliu si dhe kërkesën, ardhur pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me nr.1308/1 datë 02.05.2013 "Kërkesë për dhënie leje për Gjyqtaren Alma Kodraliu", të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Z.Xhezair Zaganjori, një zëri,

 

V E N D O S I :

 

1. T'i japë lejë gjyqtares Alma Kodraliu, Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për të shërbyer si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë, për një periudhë 3 vjeçare.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA