Ankesa Online

Ankesa Online

 

Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 328, datë 20.05.2013

MBI PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË VENDEVE VAKANTË PËR KANDIDATËT PËR MAGJISTRATË, PROFILI GJYQTAR, PËR VITIN AKADEMIK 2013-2014.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.05.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në ligjin nr.8136 datë 31.07.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe në shkresën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës nr.193 Prot., datë 21.03.2013 "Kerkesë për dërgimin e numrit të vendeve vakante për kandidate për magjistratë (profili gjyqtar) për vitin akademik 2013-2014", njëzëri,

 

V E N D O S I :

 

1. Të caktojë 8 (tetë) vende vakantë për kandidatët për magjistratë, profili gjyqtar, për vitin akademik 2013-2014, në Shkollën e Magjistraturës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA