Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 331, datë 20.05.2013

MBI SHPALLJEN E NJË VENDI VAKANT NË INSPEKTORATIT TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.05.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në Rregulloren "Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë", për shkak të vendit vakant të krijuar pas Dekretit nr.8181 date 17.05.2013 "Për emërim gjyqtari" të Presidentit të Republikës, që emëron zotin Selim Kryezi, Inspektor në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtar në Gjykakatën e Apelit Shkodër, njëzëri

 

VENDOSI:

 

1. Të shpallë publikisht 1 (një) vend vakant për inspektor në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA