Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 332, datë 20.05.2013

MBI DELEGIMIN E GJYQTARIT ILIR PËRDEDA KRYETAR TË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR LEZHË.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.05.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke konsideruar situatën emergjente të krijuar pas dekretit nr.8180 date 17.05.2013 "Për emërim gjyqtari" të Presidentit të Republikës, që emëron zonjën Fjoralba Prifti gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër, një zëri,

 

V E N D O S I :

 

1. Të delegojë gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë Ilir Përdeda, për të kryer përkohësisht detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate deri në emërimin e kryetarit të ri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

2. Të rishpallë vendin vakant për funksionin drejtues të Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA