Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 336, datë 04.06.2013

MBI VERIFIKIMIN E LIGJSHMËRISË SË MANDATIT TË ANËTARIT TË TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË ZOTIT GJIN GJONI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 04.06.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në Raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve të datës 04.06.2013, komision i ngritur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i përbërë nga anëtarët z. Neshat Fana, z. Astrit Haxhialushi dhe z.Ilir Mustafaj, një zëri,

 

V E N D O S I :

 

1. Të miratojë Raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, i cili konsideron të ligjshëm zgjedhshmërinë e Zotit Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zgjedhur Konferenca Gjyqsore Kombëtare më datë 31.05.2013.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA