Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 338, datë 04.06.2013

MBI DHËNIE LEJE, GJYQTARIT DURIM KADIU, PËR TË SHËRBYER SI NDIHMËS LIGJOR PRANË GJYKATËS SË LARTË.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 04.06.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në kërkesën, ardhur pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me nr.226 prot., datë 04.06.2013 "Kërkesë për dhënie leje për gjyqtarin Durim Kadiu", të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Z.Xhezair Zaganjori, si dhe në shkresën ardhur pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë me nr.1674 prot., datë 03.04.2013 "Dhënie pëlqimi", të gjyqtarit Durim Kadiu, një zëri,

 

V E N D O S I :

 

1. T'i japë leje gjyqtarit Durim Kadiu, Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për të shërbyer si ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, për një periudhë 3 vjeçare.

 

Ky vendim hyn në fuqi më datë 05.06.2013.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA