Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 342, datë 21.06.2013

PËR PROPOZIMET PËR EMËRIMIN E 7 (SHTATË) GJYQTARËVE
NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË APELIT, PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 21.06.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në Ligjin Nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", në vendimin nr.299/1, datë 30.11.2013 "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", në vendimin nr.329, datë 20.05.2013 "Për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtar në gjykatën administrative të apelit", pasi shqyrtoi kandidaturat e paraqitura për 7 (shtatë) vende në pozicionin e Gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, me shumicën e votave,

 

V E N D O S I :

 

1. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj. Alkelina Gazidede, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

2. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z. Artur Malaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.

3. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj. Altina Nasufi, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

4. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z. Kastriot Selita, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.

5. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj. Blerona Hasa, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
6. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj. Lindita Sinanaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

7. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj. Rilinda Selimi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA