Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 345, datë 05.07.2013

PËR EMËRIMIN E NJË INSPEKTORI PRANË INSPEKTORATIT TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 05.07.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në Rregulloren "Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë" si dhe në propozimin e Zëvëndëskryetarit, me unanimitet,

 

VENDOSI:

 

1. Të emërojë Inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Znj. Marsela Pepi, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA