Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 346, datë 05.07.2013

PËR NGRITJEN E GRUPIT TË PUNËS PËR STUDIMIN DHE HARTIMIN E PROJEKT-AKTIT PËR FUNKSIONIMIN E KOMISIONEVE TË PËRHERSHME PRANË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 05.07.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, duke marrë në konsideratë rekomandimet e Projektit të Binjakëzimit "Mbështetje për Këshilllin e Lartë të Drejtësisë dhe Inspektoratin e tij" të Komisionit Europian dhe rekomandimet e Misionit EURALIUS III, si dhe në praktikat më të mira të organizimit dhe funksionimit të këshillave të lartë të drejtësisë në vendet europiane, me propozim të Zëvendëskryetarit, në unanimitet,

 

V E N D O S I :

 

1. Të ngrejë një grup pune për studimin dhe hartimin projekt-aktit për funksionimin e komisioneve të përhershme pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë me këtë përbërje:

 

- Z. Elvis Çefa Zëvëndëskryetar i KLD
- Z. Gjin Gjoni Anëtar
- Z. Lulzim Lelçaj Anëtar

 

2. Grupi i punës të shqyrtojnë të gjithë projektet e ndryshme të propozuara nga partnerët ndërkombëtarë asistues të KLD ti propozojnë Këshillit të Lartë të Drejtësisë aktin për mënyrën e ngritjes dhe të funksionimit të komisioneve të përhershme.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA