Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 347, datë 05.07.2013

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS CAKTUAR NGA KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 05.07.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në Ligjin nr.8136, datë 31.07.1996, "Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, pasi dëgjoi relatimin e Zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe si diskutoi çështjen në tërësi, referuar nenit 109 të Kodit të Procedurave Administrative,

 

V E N D O S I :

 

1. Z.Sokol Binaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i caktuar anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës me Vendimin nr.258/4, datë 09.02.2010, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z.Gjin Gjoni, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, caktohet anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA