Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 348, datë 05.07.2013

PËR DISA PROPOZIME PËR EMËRIMIN E GJYQTARËVE NË GJYKATAT ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS DHE MËNYRËN E PLOTËSIMIT TË VENDEVE NË KËTO GJYKATA

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 05.07.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në ligjin Nr. 49/2012"Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", në Vendimin Nr.299/1, datë 30.11.2012 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", pasi shqyrtoi kandidaturat e paraqitura, në vendet vakante për gjyqtar, në gjykatat administrative të shkallës së parë, me shumicën e votave,

V E N D O S I :

1. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Arbena Ahmeti, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

2. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Bezart Kaçkini, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

3. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Elvana Çiçolli, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

4. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Emiljano Ruli, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
5. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Erarbër Madhi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

6. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Gentian Hamiti, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

7. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Gentian Medja, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

8. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Selvie Gjoçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

9. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Nafije Curri, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

10. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Gentiana Muçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

11. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Elda Vrioni, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

12. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Avni Sejdi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

13. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Afërdita Maho, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

14. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Bernina Kondi, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

15. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Eriol Roshi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

16. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Enerjeta Shehaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

17. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Bari Shyti, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

18. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Elidon Papazisi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
19. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Genci Sinjari, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

20. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Etleva Gjamo, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

21. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Sokol Ibi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

22. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Valbona Durraj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

23. Kandidatët për gjyqtarë në gjykatat administrative, që i përkasin listave të konkurentëve fitues të testimit të cilët nuk u propozuan për emërim nga KLD, brenda datës 10.07.2013, ora 16.00, mund të riparaqesin kërkesat e tyre pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për plotësimin e vendeve vakante për gjyqtarë në:

 

a) Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
b) Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
c) Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë;
d) Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë ;

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI
ELVIS ÇEFA