Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 349, datë 05.07.2013

PËR PËRZGJEDHJEN DHE PROPOZIMET PËR EMËRIMIN E GJYQTARËVE NË GJYKATËN E APELIT TIRANË, PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 05.07.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në Ligjin Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", pasi shqyrtoi kandidaturat e paraqitura, në vendet vakante për gjyqtar, në Gjykatën e Apelit Tiranë, me shumicën e votave,

 

V E N D O S I :

 

1. Të transferojë, Zj. Marie Qirjazi, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

2. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Ilir Mustafaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

3. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Ridvan Hado, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

4. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Shkëlqim Mustafa, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

5. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Ervin Metalla, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

6. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Agim Bendo, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

7. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj.Fatmira Hajdari, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA