Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 350, datë 05.07.2013

PËR DELEGIMIN E GJYQTARIT DRITAN BANUSHI KRYETAR I GJYKATËS SË APELIT GJIROKASTËR.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 05.07.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë",

i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke konsideruar situatën e krijuar pas vendimit nr.349, datë 05.07.2013, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që përzgjedh gjyqtaren Maria Qiriazi me detyrë kryetare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, me propozim të disa anëtarëve të tij,

 

V E N D O S I :

 

1. Të delegojë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër z. Dritan Banushi, për të kryer përkohësisht detyrën e Kryetarit të asaj gjykate deri në emërimin e kryetarit të ri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA