Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 351, datë 05.07.2013

PËR VERIFKIMIN E TË DHËNAVE TË PËRDORURA NË VLERËSIMIN E AFTËSIVE PROFESIONALE TË GJYQTARIT ARBEN ZEFI PËR PERIUDHËN 2005-2006

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 05.07.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar,

në vendimin 193/2 datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit të Aftësive Profesionale të Gjyqtarëve", në vendimin nr.310/3, datë 11.03.2013, "Mbi vlerësimin përfundimtar "shumë mirë" të gjyqtarit Arben Zefi, për periudhën 2005-2006", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me propozim të anëtarit të tij, z. Gjin Gjoni,

 

V E N D O S I :

 

1. Të verifikojë të dhënat e përdorura në vlerësimin e aftësive profesionale për periudhën 2005-2006 të gjyqtarit Arben Zefi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Shkodër.

 

2. Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të bëjë verifikimin e të dhënave sipas pikës 1 të këtij vendimi dhe t'i paraqesë raport KLD mbi të dhënat e mbledhura dhe krahasimin e tyre me të dhënat e përdorura mbi bazën e të cilave është marrë vendimi nr.310/3, datë 11.03.2013, "Mbi vlerësimin përfundimtar "shumë mirë" të gjyqtarit Arben Zefi, për periudhën 2005-2006", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA