Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 354, datë 19.07.2013

PËR VAZHDIMIN E PEZULLIMIT TË KËRKESËS SË MINISTRIT TË DREJTËSISË PËR PROÇEDIM DISIPLINOR NDAJ GJYQTARËVE MARKELIAN KOÇA DHE REXHEP KARAJ

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 19.07.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar,

në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Kodin e Procedurave Administrative si dhe në shkresën e Ministrit të Drejtësisë, shkresën nr.486/1 prot., datë 10.07.2013, me objekt "Mbi pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për procedim disiplinor drejtuar KLD-së me shkresën nr.486 prot., datë 23.01.2013, të Ministrit të Drejtësisë" si dhe në vendimin nr.304/5 datë 14.02.2013, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në unanimitet,

 

V E N D O S I :

 

1. Të miratojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për vazhdimin e pezullimit të shqyrtimit të kërkesave për proçedim disiplinor, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndaj gjyqtarëve Markelian Koça, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Durrës dhe Rexhep Karaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Mat, në çështjet gjyqësore me objekt "Kundërshtim veprimesh përmbarimore, sigurim padie", me palë të tretë Bankat e Nivelit të Dytë".

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA