Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 356, datë 19.07.2013

PËR DISA PROPOZIME PËR EMËRIMIN E GJYQTARËVE NË GJYKATAT ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 19.07.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar,

në ligjin Nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", në Vendimin Nr.299/1, datë 30.11.2012 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë "Për proçedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", në Vendimin Nr.348, datë 05.07.2012 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë "Për disa propozime për emrërimin e gjyqtarëve në gjykatat administrative të shkallës së parë Presidentit të Republikës dhe plotësimin e vendeve në këto gjykata", pasi shqyrtoi kandidaturat e paraqitura, në vendet vakante për gjyqtar, në gjykatat administrative të shkallës së parë, me shumicën e votave,

 

V E N D O S I :

 

1. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Zj. Mariana Velçani, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

 

2. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z.Ahmet Jangulli, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA