Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 357, datë 19.07.2013

MBI SHPALLJEN E VENDEVE VAKANT NË GJYKATA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 19.07.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar,

në Ligjin Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë",

 

V E N D O S I :

 

1. Të shpallë vendin vakant për 1 (një) gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

 

2. Të shpallë vendet vakant për 4 (katër) gjyqtarë në Gjykatën Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqsor Tiranë.

 

3. Afati i dorëzimit të kërkesave të kandidatëve të jetë deri më datë 15 Shtator 2013.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA