Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 358, datë 19.07.2013

PËR DELEGIMIN E GJYQTARIT JOANA QELESHI KRYETAR I GJYKATËS SË RRETHIT GJYQSOR DURRËS.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 19.07.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar,

në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe në Dekretin nr.8271 datë 16.07.2013 "Për emërim Gjyqtari", të Presidentit të Republikës, që emëron gjyqtarin Ervin Metalla, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, me propozim të disa anëtarëve të tij,

 

V E N D O S I :

 

1. Të delegojë gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës zj.Joana Qeleshi, për të kryer përkohësisht detyrën e Kryetarit të asaj gjykate deri në emërimin e kryetarit të ri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA