Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 359, datë 19.07.2013

MBI EMËRIMIN E ZOTIT NESHAT FANA NË POSTIN E DREJTORIT TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 19.07.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar,

në Ligjin nr.8136, datë 31.07.1996, "Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe në vendimin nr. 9 datë 10.07.2013 të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës ku propozohej zgjedhja Z.Neshat Fana, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

 

V E N D O S I :

 

1. Të emërojë zotin Neshat Fana, në postin e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA