Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 362, datë 18.09.2013

PËR DHËNIE MENDIMI PËR DATËN E FILLIMIT TË FUNKSIONIMIT TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE

 

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 18.09.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin Nr. 49/2012"Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", pasi diskutoi mbi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë paraqitur në shkresën nr.3937 prot., datë 06.08.2013 "Kërkohet mendimin për datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative", në unanimitet,

V E N D O S I :

1. Të japë pëlqimin për kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për t'i propozuar Presidentit të Republikës datën 4 Nëntor 2013, si datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA