Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 364, datë 18.09.2013

MBI INSPEKTIMIN E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË MËSIMDHËNIES NGA GJYQTARËT.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 18.09.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe në Raportin "Veprimtaria akademike e gjyqtarëve", me propozim të Zëvendëskryetarit, në unanimitet,

 

V E N D O S I :

1. Të ngarkojë inspektoratin e Këshillit të inspektojë ushtrimin e veprimtarisë së mësimdhënies nga gjyqtarët për vitin akademik 2012-2013, sipas programit të inspektimit përkatës.

2. Inspektorati të paraqesë në Këshill një raport të detajuar në të cilën të pasqyrohet veprimtaria e mësimdhënies së gjyqtarëve këndvështrim të respektimit të rregullave të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Vendimin e tij nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve". Të evidentohen pasojat që veprimtaria akademike mund të ketë sjellë në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit, shpërblimi i marrë në raport me pagën e gjyqtarit, si dhe rastet në të cilat ushtrohet mësimdhënia pa autorizim të Këshillit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA