Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 365, datë 18.09.2013

PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE Z. FUAT VJERDHA, GJYQTAR PRANË GJYKATËS SË APELIT SHKODËR

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 18.09.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e z. Fuat Vjerdha, Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, me shumicën e votave,

V E N D O S I :

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtarit Fuat Vjerdha, Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në përfundim të semestrit të II, të vitit akademik 2013-2014, dhe do të ushtrohet pranë Kolegjit Profesional "Argenti" (Fakulteti i Drejtësisë, dega juridik), Shkodër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA