Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 367, datë 18.09.2013

PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE Z. ILIR MUSTAFAJ, GJYQTAR PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 18.09.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e z. Ilir Mustafaj, Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me shumicën e votave,

V E N D O S I :

 

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtarit Ilir Mustafaj, Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në përfundim të semestrit të II, të vitit akademik 2013-2014, dhe do të ushtrohet pranë :
a. Shkollës së Magjistraturës, Tiranë;
b. Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës;
c. Universitetit "Justiniani I", Tiranë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA