Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 368, datë 18.09.2013

PËR REVOKIMIN E VENDIMIT NR.310/3, DATË 11.03.2013, "MBI VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR "SHUMË MIRË" TË GJYQTARIT ARBEN ZEFI, PËR PERIUDHËN 2005-2006"

 Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 18.09.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr.8485 datë 12.05.1999 "Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë", në vendimin 193/2 datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit të Aftësive Profesionale të Gjyqtarëve", të Këshillit, në vendimin nr.351, datë 05.07.2013

"Për verifikimin e të dhënave të përdorura në vlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarit Arben Zefi për periudhën 2005-2006", të Këshillit, si dhe në Raportin "Mbi verifikimin dhe krahasimin e të dhënave për vlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarit Arben Zefi", të përgatitur nga inspektorati i Këshillit, në të cilën konstatohet se vendimi nr.310/3, datë 11.03.2013, "Mbi vlerësimin përfundimtar "shumë mirë" të gjyqtarit Arben Zefi, për periudhën 2005-2006" është marrë mbi bazën e të dhënave jo të sakta, me shumicën e votave,

 

V E N D O S I :

 

1. Të revokojë vendimin e tij nr.310/3, datë 11.03.2013, "Mbi vlerësimin përfundimtar "shumë mirë" të gjyqtarit Arben Zefi, për periudhën 2005-2006".

2. Të ngarkojë Inspektoratin e Këshillit të bëjë vlerësimin e aftësive profesionale për gjyqtarin Arben Zefi bazuar në të dhënat e reja të grumbulluara dhe ta paraqesë para Këshillit sipas procedurës së përcaktuar në vendimin nr.193/2 datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit të Aftësive Profesionale të Gjyqtarëve".

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA