Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 376, datë 11.10.2013

PËR PËRZGJEDHJEN DHE PROPOZIMET PËR EMËRIMIN E GJYQTARËVE NË GJYKATËN E APELIT DURRËS, PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 11.10.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", pasi shqyrtoi kandidaturat e paraqitura, në vendet vakante për gjyqtar, në Gjykatën e Apelit Durrës, me shumicën e votave,

V E N D O S I :

1. Të transferojë, Zj. Meriban Mullaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.

2. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z. Desart Avdulaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

3. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z. Arjan Balliu, aktualisht Inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.