Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 380, datë 28.10.2013

PËR VERIFIKIMIN E LIGJSHMËRISË SË MANDATIT TË ANËTARIT TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË ZOTIT SOKOL ÇOMO

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, pasi u njoh me Raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, i përbërë nga anëtarët z. Artan Broci, z.Ilir Mustafaj dhe z.Lulzim Lelçaj, njëzëri,

 

VENDOSI:

 

1. Të miratojë Raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, i cili konsideron të ligjshëm zgjedhshmërinë e Zotit Sokol Çomo në detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zgjedhur me Vendimin nr. 53/2013, "Për zgjedhjen e Zotit Sokol Çomo, anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë", të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA