Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 382, datë 28.10.2013

PËR RISHPALLJEN E VENDIT VAKANT PËR FUNKSIONIN DREJTUES TË KRYETARIT TË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR LUSHNJË.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

 

VENDOSI:

 

1. Të rishpallë vendin vakant për funksionin drejtues të Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

2. Afati i dorëzimit të kërkesave të kandidatëve të jetë deri më datë 30 Nëntor 2013.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA