Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 384, datë 28.10.2013

PËR DELEGIMIN E GJYQTARIT ERIOL ROSHI KRYETAR TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË TIRANË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative" në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në Dekretin nr. 8349, datë 14.10.2013 "Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative" të Presidentit të Republikës, që cakton datën 4 Nëntor 2013, si datë për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative , me shumicë votash,


VENDOSI:

 

1. Të delegojë gjyqtarin Eriol Roshi, për të kryer përkohësisht detyrën e kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, nga data 4 nëntor 2013 deri në emërimin e kryetarit të ri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

2. Të shpallë vendin vakant për funksionin drejtues të Kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

3. Afati i dorëzimit të kërkesave të kandidatëve të jetë deri më datë 30 nëntor 2013.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA