Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 391, datë 28.10.2013

PËR DELEGIMIN E GJYQTARIT SKËNDER HALUCI KRYETAR TË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR VLORË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në Dekretin nr. 8349, datë 14.10.2013 "Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative" të Presidentit të Republikës, që cakton datën 4 Nëntor 2013, si datë për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative, me shumicë votash,

 

VENDOSI:

 

1. Të delegojë gjyqtarin Skënder Haluci, për të kryer përkohësisht detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, nga data 4 Nëntor 2013 deri në emërimin e kryetarit të ri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA