Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 393, datë 28.10.2013

PËR CAKTIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT NË GRUPIN E PUNËS PËR VLERËSIMIN PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR FUNKSIONET DREJTUESE NË GJYKATA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe për shkak të mirëfunksionimit të Grupit të Punës (për Hartimin e Relacionit) për Vlerësimin Paraprak të Kandidatëve për Funksionet Drejtuese në Gjykata, pas mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë z.Neshat Fana, njëzëri,

 

VENDOSI:

 

1. Të caktojë anëtarin e Këshillit z. Lulzim Lelçaj, anëtar të Grupit të Punës (për Hartimin e Relacionit) për Vlerësimin Paraprak të Kandidatëve për Funksionet Drejtuese në Gjykata.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA