Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 394, datë 28.10.2013

PËR CAKTIMIN E ANËTARIT NË KOMISIONIN SHTETËROR PËR NDIHMËN JURIDIKE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Ligjit Nr.10 039, datë 22.12.2008 "Për ndihmën juridike", pas mbarimit të mandatit të z.Neshat Fana si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

 

VENDOSI:

 

1. Të caktojë anëtarin e Këshillit z. Lulzim Lelçaj, anëtar të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA