Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 398, datë 28.10.2013

MBI DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE Z. SOKOL NGRESI, GJYQTAR PRANË GJYKATËS SË APELIT VLORË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e gjyqtarit Sokol Ngresi, Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë,

 

VENDOSI:

 

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtarit Sokol Ngresi, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Vlorë.

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në përfundim të semestrit të I, të vitit akademik 2013-2014, dhe do të ushtrohet pranë Universitetit Jopublik "PAVARËSIA" në Vlorë dhe në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin Shtetëror Tiranë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA