Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 403, datë 03.12.2013

PËR TRANSFERIMIN E NJË GJYQTARI NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR PUKË DHE DELEGIMIN E TIJ KRYETAR TË KËSAJ GJYKATE. 

 

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 03.12.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.9877, datë 18.02.2008,

"Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në Vendimin nr.227/2 datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke marrë shkas nga situata e rëndë e krijuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë pas publikimit të pamjeve video në një nga emisionet televizive (cikël emisionesh që vijuan në datat 26-29 nëntor 2013), ku publikohen fakte për përfshirje në akte korruptive të një pjese të administratës gjyqësore kryer në ambientet e gjykatës, pamje që krijojnë një dyshim të arsyeshëm se edhe kryetari i asaj gjykate mund të jetë përfshirë në këtë aferë korruptive, duke konsideruar faktin se pas ngjarjeve të publikuara, që janë edhe pasojë e drejtpërdrejtë e keqmenaxhimit administrativ të drejtuesit të saj, duke e konsideruar këto rrethana si tepër emergjente në raport me besimin e publikut edhe tek çdo gjyqtar i asaj gjykate, duke pasur në konsideratë faktin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka një vënd vakant në organikën e saj, me shumicë votash,


V E N D O S I:

 

1. Të transferojë, gjyqtarin Bib Ndreca, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.

2. Të delegojë gjyqtarin Bib Ndreca, për të kryer përkohësisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI
ELVIS ÇEFA