Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 406, datë 16.12.2013

PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA E GJYQTARIT TË RRETHIT GJYQËSOR PUKË TË Z. SHTJEFËN LLESHI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 16.12.2013, mbështetur në Kushtetutën e Republikës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe në shkresën e Prokurorit të Përgjithshëm nr.1807/6 prot., datë 13.12.2013 "Informacion mbi ekzekutimin e masës së sigurimit ndaj Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Shtjefën Lleshi", në të cilën bëhemi me dije për vendimin nr.1496, datë 12.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit "arrest në burg" për Gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Shtjefën Lleshi

V E N D O S I :

1. Të pezullojë nga ushtrimi i detyrës, gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Z. Shtjefën Lleshi derisa të merret vendim i formës së prerë për çështjen për të cilën është nisur proçedimi penal ndaj tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.