Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 408, datë 16.12.2013

PËR TRANSFERIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË DURRËS, Z. ELIDON PAPAZISI, PRANË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË GJIROKASTËR.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 16.12.2013, mbështetur në Kushtetutën e Republikës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", si dhe në kërkesën e gjyqtarit Elidon Papazisi gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës në të cilën kërkon që të transferohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,
V E N D O S I :

1. Të transferojë me pëlqimin e tij gjyqtarin e Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Durrës Elidon Papazisi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

2. Të shpallë një vënd vakant për gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

3. Afati i dorëzimit të kërkesave të kandidatëve të jetë 1 (një) javë, deri më datë 24 Dhjetor 2013.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.