Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 411, datë 16.12.2013

PËR DHËNIEN E PËLQIMIT, ZJ. ALMA HICKA, PËR TË SHËRBYER SI AVOKATE E PËRGJITHSHME E SHTETIT

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 16.12.2013, mbështetur në Kushtetutën e Republikës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe në kërkesën e Ministrit të Drejtësisë nr.618 datë 06.11.2013, "Miratim për kalimin e znj.Alma Hicka pranë Ministrisë së Drejtësisë" bashkëlidhur saj dhe kërkesa e inspektores zj. Alma Hicka.

V E N D O S I :

1. Të japë pëlqimin, që inspektore Alma Hicka, të shërbejë si Avokate e Përgjithshme e Shtetit, në Ministrinë e Drejtësisë, duke konsideruar të mbaruar mandatin e saj si Inspektore pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.