Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 419, datë 20.12.2013

PËR TRANSFERIM GJYQTARËSH NË GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË TIRANË

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", si dhe në vendimin e tij nr. 409, datë 16.12.2013 "Për mënyrën e plotësimit të 13 vëndeve vakant në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë", pasi shqyrtoi kandidaturat e paraqitura, me shumicën e votave,

 

V E N D O S I :

 

1. Të transferojë, Zj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Të transferojë, Zj. Arjana Liço, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
3. Të transferojë, Z. Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
4. Të transferojë, Z. Lazër Sallaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
5. Të transferojë, Zj. Klorinda Çela, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
6. Të transferojë, Zj. Tereza Lani (Merkaj), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
7. Të transferojë, Zj. Rezarta Mataj, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
8. Të transferojë, Zj. Rexhina Merlika, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
9. Të transferojë, Zj. Dhurata Balla, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
10. Të transferojë, Zj. Migena Laska, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
11. Të transferojë, Z. Adriatik Bocaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
12. Të transferojë, Z. Dritan Caka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
13. Të transferojë, Zj. Alma Kodraliu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA