Ankesa Online

Ankesa Online

 

Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 420, datë 20.12.2013

PËR DELEGIMIN E GJYQTARES ALMA HOXHA (KOLGJOKA) KRYETAR TË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR KRUJË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Vendimin nr.227/2, datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke pasur në konsideratë situatën e krijuar pas transferimit të zj.Rexhina Merlika, kryetare aktuale e kësaj gjykate, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë,

 

V E N D O S I :

 

1. Të delegojë gjyqtaren Alma Hoxha (Kolgjoka), për të kryer përkohësisht detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA