Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 421, datë 20.12.2013

PËR PËRCAKTIMIN E VËNDEVE NË DISPOZICION TË MAGJISTRATËVE QË KANË PËRFUNDUAR STUDIMET NË VITET AKADEMIKE 2011-2012 DHE 2012-2013.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur në Kushtetutën e Republikës, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në ligjin nr.8136 datë 31.07.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe në propozimin e Ministrit të Drejtësisë në seancën plenare,

 

V E N D O S I :

1. Të miratojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për vënien në dispozicion të vëndeve vakant në gjykatat e rretheve gjyqësore, të studentëve që kanë përfunduar Shkollës e Magjistraturës si më poshtë:


a) Për Magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2011-2012:
i. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat 3 (tre) vende;
ii. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër 2 (dy) vende;
iii. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend;
iv. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër 1 (një) vend;
v. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë 1 (një) vend;

 

b) Për Magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2012-2013:
i. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat 2 (dy) vende;
ii. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër 1 (një) vend;
iii. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend;
iv. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër 2 (dy) vende;
v. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet 1 (një) vend;
vi. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë 1 (një) vend.

 

2. Lista me vendet vakant, sipas pikës 1, të këtij vendimi, t'i përcillet Shkollës së Magjistraturës, në mënyrë që të diplomuarit të shprehin preferencën e tyre.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA