Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 422, datë 20.12.2013

PËR CAKTIMIN E PËRFAQËSUESIT NË KOMISIONIN E ADMINISTRIMIT TË TESTIMIT DHE TË DATËS SË ZHVILLIMIT TË TIJ.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur në Kushtetutën e Republikës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në ligjin Nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", në vendimin nr.299/1, datë 30.11.2013 "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", si dhe në vendimin nr.407, datë 16.12.2013 "Për zhvillimin e testimit për plotësimin e vendeve vakant në gjykatat administrative të shkallës së parë", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me qëllimin për të bërë të mundur plotësimin e vendeve vakant në gjykatat administrative të shkallës së parë,

 

V E N D O S I :

 

1. Të caktojë Z. Ilir Mustafaj, përfaqësues të Këshillit në Komisionin e Administrimit të Testimit për plotësimin e vendeve vakant në gjykatat administrative të shkallës së parë, dhe njëkohësisht kryetar të këtij komisioni.

 

2. Të caktojë datën 3 Shkurt 2013, si datën e zhvillimit të testimit për plotësimin e vendeve vakant në gjykatat administrative të shkallës së parë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA