Ankesa Online

Ankesa Online

 

Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 423, datë 20.12.2013

MBI DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE Z.GENTI DOKOLLARI, GJYQTAR STAZHIER PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e Gjyqtarit Genti Dokollari, Gjyqtar stazhier pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,

 

V E N D O S I :

 

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtarit Genti Dokollari, Gjyqtar stazhier pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në muajin Shkurt 2014 dhe do të ushtrohet pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe Universitetit Jopublik "Albanian University" filiali Tiranë dhe filiali Berat.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA