Ankesa Online

Ankesa Online

 

Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 426, datë 20.12.2013

MBI DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE ZJ.FIQIRETE MULLAJ, GJYQTARE PRANË GJYKATËS SË APELIT TIRANË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e Gjyqtares Fiqirete Mullaj, Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë,

 

V E N D O S I :

 

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtares Fiqirete Mullaj, Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

 

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në përfundim të semestrit të I, të vitit akademik 2013-2014, dhe do të ushtrohet pranë Universitetit jopublik "Akademia e Biznesit" Tiranë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA