Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 427, datë 20.12.2013

MBI DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE Z.AMARILDO LAÇI, GJYQTAR PRANË GJYKATËS SË APELIT PËR KRIME TË RËNDA, TIRANË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e Gjyqtarit Amarildo Laçi, Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë,

 

V E N D O S I:

 

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtarit Amarildo Laçi, Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

 

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në përfundim të vitit akademik 2013-2014 dhe do të ushtrohet pranë Shkollës së Magjistraturës dhe Universitetit jopublik "Albania University" dega Tiranë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA