Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 428, datë 20.12.2013

MBI DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE Z.FATRI ISLAMAJ, GJYQTAR PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 20.12.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e Gjyqtarit Fatri Islamaj, Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,

 

V E N D O S I :

 

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtarit Fatri Islamaj, Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në muajin Shkurt 2014 dhe do të ushtrohet pranë Universitetit Jopublik "BEDER".

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA