Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 110/3 datë 13.11.2015

MBI VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR “SHUMË MIRË” TË GJYQTARIT SELIM KRYEZIU PËR PERIUDHËN 01.01.2005 – 31.12.2006

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 13.11.2015, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, në vendimin nr. 193, datë 11.05.2006 “Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve”, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit të paraqitur nga Kryeinspektori i KLD,

V E N D O S I:

  1. Të vlerësojë “Shumë mirë” gjyqtarin Selim Kryeziu për periudhën kohore 01.01.2005-31.12.2006, sipas tabelës “Vlerësimi Përfundimtar” bashkëlidhur.
  1. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtarit në dosjen e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.