Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 111, datë 13.11.2015

MBI DELEGIMIN E GJYQTARËVE

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 147, në Ligjin nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, neni 2, gërma "f", në Ligjin Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", neni 21, pika 2, në ligjin Nr. 9110, datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda", në Vendimin Nr.319, datë 03.05.2013 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë "Për kriteret dhe mënyrën e delegimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e një çështjeje gjyqësore",

V E N D O S I :

1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, Metush Saraçi dhe Gramoz Levanaj, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen civile me palë paditëse: Petrit Pepa; të paditur: Përmbaruesi Halit Cani; me objekt: Pavlefshmëri titulli ekzekutiv.

2. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato, Zamir Poda dhe Agim Bendo, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen gjyqësore me kërkues: Agim Elezi; me objekt: Kundërshtim i vendimit të mosfillimit të procedimit penal.

3. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ridvan Hado, Hysni Demiraj dhe Marie Qirjazi, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen civile me palë paditëse: Manushaqe Elezi; të paditur: Luljeta Hysolli, etj; person të tretë: Ministria e Energjitikës; me objekt: Sigurim padie.

4. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, Etleva Temo, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Thimjo Ceka; të paditur: Nikolla Foto, etj; me objekt: Lirim e dorëzim trualli.

5. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Ferik Mejdi; të paditur: Komisariati i Policisë Sarandë; me objekt: Kthim sendi (Shqyrtim kërkese për përjashtim të trupit gjykues).

6. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Margarita Buhali, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Liliberta Myrtollari; të paditur: Valentin Gjinaj, etj; me objekt: Shpërblim dëmi.

7. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Thanas Dedi; të paditur: Kozeta Hajdini, etj; me objekt: Detyrim njohje pronar.

8. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Sokol Ngresi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Dhurim Çelo; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje narkotikësh.

9. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Arjon Qoku, Idriz Qoku; të akuzuar për: Vjedhje me armë, etj.

10. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Kastriot Shehu; të paditur: Medin Shehu, etj; me objekt: Pushim cënimi.

11. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Rina Nesturi; të paditur: Aleksandër Bala, etj; me objekt: Njohje e pavërtetësisë, goditje për falsitet.

12. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Margarita Buhali, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Kosta Koçini; të paditur: Thoma Çakuli; me objekt: Rivendosje e të drejtës së shkelur etj (Shqyrtim kërkese për përjashtim të trupit gjykues).

13. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, Izet Dushaj dhe Desart Avdulaj, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Paskalino Ziko, Erjon Vesho, Orieta Mato, Eniel Marjani; të akuzuar për: Shpërdorim detyre.

14. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Tomor Skreli, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Ylber Zyberi, Niko Themelko; të akuzuar për: Kontrabandë me mallra të tjerë në bashkëpunim.

15. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, Besim Trezhnjeva dhe Valentina Sadiraj, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Petrit Braholli; të paditur: Shoqëria përmbarimore "Petani Bailiff's Office" sh.p.k.; person të tretë: Ferdinand Shurdha; me objekt: Kundërshtim veprime përmbarimore.

16. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu, Agim Ferizaj dhe Izet Dushaj, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Shkodër, çështjen gjyqësore me kërkues: Rita Qerimaj; me objekt: Kundërshtim i vendimit të pushimit të procedimit penal.

17. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Shkodër, çështjen gjyqësore me kërkues: Prel Gjoni, Gjon Podja, Mark Pusi, Nikole Smajlaj, Ndok Qepuri; me objekt: Përmbledhje e ankimit kundër vendimit të pushimit të prokurorit.

18. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Durrës, Meriban Mullaj, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Shkodër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Blendi Stankaj; i akuzuar për: Dhunë në familje.

19. Gjyqtaret e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Irena Brahimi dhe Miranda Andoni, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Alla, etj.; të akuzuar për: Trafikim i narkotikëve, i mbetur në tentativë.

20. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Flutura Skënderi dhe Agim Bendo, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Apelit, çështjen gjyqësore me kërkues: Shoqëria "Albanian Green Energy" sh.p.k.; me objekt: Kërkohet përjashtimi i gjyqtarëve Lindita Sinanaj dhe Altina Nasufi nga gjykimi i çështjes me palë paditëse: Albanian Green Energy sh.p.k.; palë të paditur: E.R.E Shoqëria KESH sha - Deklarimin e pavlefshmërisë së vendimit nr.143, datë 26.12.2014.

21. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Murat Lleshi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Fatjan Zamzadja; i akuzuar për: Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

22. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Saimir Koleci; i akuzuar për: Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

23. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Rexhep Karaj, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Selim Tusha; i akuzuar për: Mbajtje pa leje të armëve luftarake, kanosje.

24. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Rexhep Bekteshi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen gjyqësore me kërkues: Kompania e sigurimeve Atlantik; me objekt: Përjashtimi i gjyqtarit Luan Lusha nga gjykimi i ankimit kundër vendimit të pushimit të procedimit penal nr.260 të vitit 2009.

25. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Fejzo Hysi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen civile me palë paditëse: Hidajet Gjuzi; të paditur: Shoqëria "Miami Beach"; me objekt: Konstatim pavlefshmërie pronësie.

26. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Vladimir Skënderi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen civile me palë paditëse: Hajredin Kurti; të paditur: Greta Prusha; me objekt: Kundërshtim veprimesh përmbarimore.

27. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Merita Xhani, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Vladimir Mecaj; i akuzuar për: Plagosje të rëndë me dashje.

28. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Nurjeta Tafa, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen gjyqësore me kërkues: Riza Sina; me objekt: Ankim kundër vendimit për pushimin e çështjes.

29. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Petraq Çuri, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Bushi; i akuzuar për: Ndërtim të paligjshëm.

30. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Markelian Koça dhe Eda Kaja, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Fadil Kasemi; i akuzuar për: Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, dhuna në familje.

31. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Shpëtime Pitaku, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Genci Koraqe; i akuzuar për: Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

32. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Flora Hasimi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen gjyqësore me kërkues: Osman Aliu; me objekt: Rivendosje në afat.

33. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Mimoza Margjeka, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Isuf Sula; i akuzuar për: Plagosje e rëndë me dashje, dhuna në familje.

34. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Ardian Shehu, Festim Nozllaku; të akuzuar për: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

35. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Sami Ujkashi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Vullnet Muçmata; i akuzuar për: Mashtrim, neni 143/2 i Kodit Penal.

36. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Armando Hoti; i akuzuar për: Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kallzimi i rremë.

37. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Erjon Çela dhe Artan Hajredinaj, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurave: Drita Cerriku, Anila Cerriku; të akuzuara për: Prostitucion, mbajtja e lokaleve për prostitucion.

38. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Sami Ujkashi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Ardion Bajraktari, Enis Mata, Dritan Uka e Erjon Toshi; të akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve, moskallzim krimi.

39. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Likajes Aledini; i akuzuar për: Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

40. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Jak Ndoka, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Hasan Lika, Gjergj Deda; të akuzuar për: Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kanosje.

41. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ilir Perdeda, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Adriatik Qarri, Krenar Lika; të akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve.

42. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Arben Lera, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Fatjon Papajanis; i akuzuar për: Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit neni 278/2 i Kodit Penal.

43. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Seladin Pysqyli, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Alfons Kita; i akuzuar për: Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

44. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Tonin Sterkaj, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, çështjen civile me palë paditëse: Ismet Kabetaj; të paditur: A.K.K.P.Tiranë, Adem Laçi, Hydajet Kuçi, Zyra Përmbarimore Pukë, Bashkia Pukë; me objekt: Detyrimin për shpërblim dëmi pasuror dhe jo pasuror.

45. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Çibuku, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Besnik Likaj; të paditur: Bashkia Sarandë; person të tretë: Shaqir Mollanji; me objekt: Shfuqizimin e shkresës nr.791/3 prot., datë 02.07.2015, detyrimin e Komunës Ksamil, të respektojë kontratën e lidhur me paditësin etj, shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor, në masën 1.000.000 lekë.

46. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Albina Spaha, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Shoqëria "Balili – KO" SH.R.S.F administrator Bashkim Balili; të paditur: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet; me objekt: Shfuqizimin e vendimit për zgjidhje kontrate datë 30.06.2015 të palës së paditur, si vendim i nxjerrë në kundërshtim me ligjin, etj.

47. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Maksim Qirjazi, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Bashkia Kolonjë; të paditur: "Montela" sh.p.k; me objekt: Shpërblim dëmi 222.000 lekë.

48. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Sonjela Voskopi, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Bashkia Ersekë; të paditur: "A S" sh.p.k; me objekt: Shpërblim dëmi nga i padituri në masën 417.000 lekë.

49. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Eglantina Mikani, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Bashkia Kolonjë; të paditur: "Korsel" sh.p.k; me objekt: Shpërblim dëmi në masën 736.200 lekë për moszbatim kontrate.

50. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fiqirete Mullaj, Lefter Jahja dhe Evjeni Sinoimeri, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Ylli Hida, Gilbert Jullolli, Naim Tafa; të akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve.

51. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Zamir Poda dhe Metush Saraçi, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen gjyqësore me kërkues: Gjon Gjergji; me objekt: Kundërshtim i vendimit të pushimit të procedimit penal.

52. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku, Genti Shala dhe Shkëlqim Mustafa, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen civile me palë paditëse: Naferit Peni, etj; të paditur: Engjëll Çiftja, etj; me objekt: Pjestim pasurie.

53. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Sokol Ngresi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Mihal Duri; të paditur: Gazmend Mahmuti, etj; me objekt: Pavlefshmëri absolute e kontratës së kaparit (Shqyrtim kërkese për përjashtim të trupit gjykues).

54. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Klodiana Gjyzari, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Elida Lalaj; të paditur: Shkëlqim Lalaj; me objekt: Urdhër mbrojtje (Shqyrtim kërkese për përjashtim të trupit gjykues).

55. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Valdete Hoxha dhe Artur Kalaja, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Apelit, çështjen civile me palë paditëse: Shoqëria "Albanian Green Energy" sh.p.k.; të paditur: Enti Regullator i Energjisë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare; me objekt: Deklarimin e pavlefshmërisë së vendimit nr.143, datë 26.12.2014 të Entit Regullator të Energjisë "Për rishikimin e çmimit unik të shitjes së energjiisë elektrike etj".

56. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Rexhep Karaj, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Elinor Porja; i akuzuar për: Mbajtje pa leje të armëve luftarake.

57. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Petraq Çuri dhe Flora Hasimi, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Sokol Krasniqi; i akuzuar për: Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor neni 290/3 i Kodit Penal.

58. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Shpëtim Reka, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen penale në ngarkim të së pandehurës Lejla Lusha; e akuzuar për: Shpërdorim detyre.

59. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Leo Stojani; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve.

60. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Elsa Ulliri, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, çështjen civile me palë paditëse: Bilal Allamani, etj.; të paditur: Pjetër Pecani; person të tretë: ZRPP Kurbin; me objekt: Pavlefshmëri kontrate shitblerjeje.

61. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Ded Miri dhe Marcela Shehu, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Mirash Biba; i akuzuar për: Plagosje të rëndë me dashje.