Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 112, datë 22.12.2015

MBI KONSTATIMIN E MBARIMIT TË USHTRIMIT TË DETYRËS, PËR SHKAK TË MBUSHJES SË MOSHËS SË PENSIONIT, TË GJYQTARIT EDMOND GOGO PRANË GJYKATËS SË APELIT TIRANË.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 22.12.2015, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në nenin 20, pika "b" të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe në dokumentacionin që disponon administrata e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin konstatohet se gjyqtari Edmond Gogo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, më datë 5.12.2015, mbush moshën e daljes në pension (65 vjeç),
V E N D O S I :

1. Konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, më datë 5.12.2015, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, të gjyqtarit Edmond Gogo, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

2. Shpalljen publike të 1 (një) vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Afati i dorëzimit të kërkesave të kandidatëve që do të konkurrojnë për këtë vend vakant është 30 ditor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.