Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 113, datë 22.12.2015

MBI KONSTATIMIN E MBARIMIT TË USHTRIMIT TË DETYRËS, PËR SHKAK TË MBUSHJES SË MOSHËS SË PENSIONIT, TË GJYQTARIT VASIL HANXHARI PRANË GJYKATËS SË APELIT VLORË.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 22.12.2015, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në nenin 20, pika "b" të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe në dokumentacionin që disponon administrata e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin konstatohet se gjyqtari Vasil Hanxhari, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, më datë 4.01.2016, mbush moshën e daljes në pension (65 vjeç),
V E N D O S I :

1. Konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, më datë 4.01.2016, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, të gjyqtarit Vasil Hanxhari, pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

2. Shpalljen publike të 1 (një) vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë. Afati i dorëzimit të kërkesave të kandidatëve që do të konkurrojnë për këtë vend vakant është 30 ditor.

Ky vendim hyn në fuqi më datë 4 janar 2016.