Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 115, datë 22.12.2015

PËR KRYERJEN E NJË INSPEKTIMI TEMATIK NË DISA GJYKATA MBI DORËZIMIN ME VONESË TË VENDIMEVE TË ARSYETUARA NGA GJYQTARËT

Këshilli i Lartë Drejtësisë i mbledhur më datë 22.12.2015, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në informacionin periodik të kryetarëve të gjykatave ku ngrihet problematika e dorëzimit me vonesë të vendimeve të arsyetuara nga gjyqtarët, si dhe me dakordësi edhe të ministrit të Drejtësisë,

V E N D O S I :

  1. Kryerjen e një inspektimi tematik në Gjykatën e Apelit Tiranë, në Gjykatën e Administrative të Apelit si dhe në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, mbi dorëzimin me vonesë të arsyetuara nga gjyqtarët, për vitin 2015.
  1. Inspektimi tematik të realizohet nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, nën drejtimin e Kryeinspektorit të Këshillit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.