Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 118, datë 22.12.2015

PËR DEKLARIMI I MBARIMIT TË MANDATIT TË PLOTË TË KRYETARIT TË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR PËRMET

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 22.12.2015, mbështetur në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në vendimin nr. 227/2, datë 28.03.2008 "Për funksionin drejtues në gjykata", të KLD-së, si dhe në Relacionin nr. 3913 prot., datë 14.12.2015 "Mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të plotë të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet",

V E N D O S I :

1. Të deklarojë mbarimin e mandatit të plotë të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, Z. Pashk Gjaci, për shkak të plotësimit të afatit 4 vjeçar në ushtrim të kësaj detyre, dhe delegimin e tij, për të kryer përkohësisht detyrën e funksionit drejtues në këtë gjykatë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.